Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda

Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme, Rovena Voda kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15 Shkurt 2022, 12:48| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 13:12

  • Share

TIRANË- Ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe deri tani ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kërkesa është bërë nga avokati i ish-zv.ministres dhe tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme ajo që do të vendosë për nëse do e pranojë apo jo kërkesën e Rovena Vodës për të përfituar 1/3 e uljes së dënimit kur gjyqi të dalë me vendim final.

Kërkesa e saj do shqyrtohet në seancën e parë ku Gjykata e Posaçme do vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e ish zv ministres.

Sipas SPAK ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë. Beu me Majlinda Hasanin janë në masë sigurimi “arrest në shtëpie” për të njëjtën akuzë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 15/02/2022 23:26

    E ULE PAZARIN FARE O ROVENA,,,NUK MERRET ARKE ME PESHK SE PO FUT NJERI NE PUNE,,,TURP PER NJE FEMER,,,,TE DALIN LLAFET....PUNONI ME NDERSHMERI,,,DHE SOT DO ISHE ZV,MINISTRE....JA CI BERE VETES...

    Përgjigju
  • Leli: 15/02/2022 18:53

    Shembull te behet...arogante

    Përgjigju
  • Burgaxhiu: 15/02/2022 13:32

    Do shoqe Sajmir Tahiri ne burg

    Përgjigju
  • Gripi: 15/02/2022 13:15

    Shkurtojani fare edhe denimin qe te jemi te qete edhe ne se boll bete sikur do luftoni korupsionin.

    Përgjigju
    • Loni: 15/02/2022 15:19

      Hahaha fix lale e pafajshme mo edhe dempshperblim

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?