Argjentinë, 2 shkurt 2024

Argjentinë/ Qytetarët protestojnë kundër reformës 'omnibus’, policia qëllon me plumba gome! Një gazetar goditet në fytyrë

2 Shkurt, 19:51| Përditesimi: 2 Shkurt, 20:24

  • Share

Policia në Argjentinë ka qëlluar me plumba gome për të shpërndarë protestuesit e mbledhur jashtë Kongresit në Buenos Aires, ndërkohë që ligjvënësit debatonin paketën gjithëpërfshirëse të reformës ekonomike, sociale dhe politike të presidentit të sapo zgjedhur Javier Milei, raporton “Al Jazeera”.

Ligjvënësit e opozitës dolën me forcë nga ndërtesa në një moment për të vëzhguar dhe denoncuar aksionin e policisë, por më vonë u kthyen brenda për të zënë vendet e tyre dhe debati rifilloi deri në mesnatën e kaluar.

Mediat lokale raportojnë tre persona janë plagosur dhe disa janë arrestuar. Sindikata e shtypit e Buenos Aires raportoi se të paktën një duzinë gazetarësh u goditën nga plumbat e gomës, ku një prej tyre u godit në fytyrë.

Gjithçka ndodhi në ditën e dytë të asaj që pritet të jetë një debat maratonë mbi të ashtuquajturin projekt-ligj të reformës omnibus të Mileit.

Milei e filloi mandatin e tij duke zhvlerësuar pëson (valuta argjentinase) me më shumë se 50 për qind, duke shkurtuar subvencionet shtetërore për karburantin dhe transportin, duke ulur përgjysmë numrin e ministrive dhe duke hequr qindra rregulla duke dëmtuar kështu ekonominë.

Paketa e tij thelbësore e reformave prek të gjitha fushat e jetës publike dhe private, nga privatizimet te çështjet kulturore, kodi penal, divorci dhe statusi i klubeve të futbollit.

Por shumë argjentinas tashmë janë revoltuar duke organizuar organizuar një grevë në më pak se dy muaj nga mandati i tij.

"Milei premton se masat e tij shtrënguese dhe reformat do të ulin inflacionin në rritje në Argjentinë dhe do të ngrenë hov ekonominë”,- ka raportuar gazetarja e “Al Jazeera”.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se trazirat treguan "sa të vështirë do të jenë muajt në vazhdim dhe se sa presidenti është i gatshëm të përballet me ata që guxojnë ta kundërshtojnë atë".

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?