Lionel Messi në përurimin e kompleksit me emrin e tij

Argjentina quan qendrën stërvitore të kombëtares me emrin 'Lionel Messi'

25 Mars 2023, 21:39| Përditesimi: 25 Mars 2023, 21:42

  • Share

Kompleksi i ri stërvitor i kombëtareve së Argjentinës në futboll tanimë quhet "Lionel Messi". Kampioni i botës dhe legjenda e futbollit në vendin e Amerikës Latine i ka bërë të gjithë për vete, teksa ende në aktivitet merr një "dhuratë" të veçantë në Buenos Aires. I quajtur më parë "Shtëpia Ezeiza", kompleksi i ri do i shërbejë të gjitha ekipeve kombëtare në vendin kampion bote. Messi është parë i emocionuar në përurimin e kompleksit me emrin e tij.

"Mirë se erdhët në shtëpinë e kampionit të botës. Mirë se vini në shtëpinë e të gjitha ekipeve tona kombëtare, shtëpia që i dha identitet futbollit argjentinas në mbarë botën. Sot është një ditë shumë e veçantë për shtëpinë tonë, mendoj një nga më të rëndësishmet në kushtet e menaxhimit", tha kreu i federatës, Claudio Tapia.

Më pas kreu i futbollit në Argjentinë tregoi edhe kushtet në ambientet e reja të kompleksit "Lionel Messi".

"Kjo godinë do të ketë tre kate hotelerie për ekipet tona kombëtare, do të ketë një qendër stërvitore me performancë të lartë me mjekësi. Do të ketë edhe komoditete, dhoma rikuperimi të lagësht dhe të thatë, një auditor për 360 persona. Është e volitshme që sot të gjithë së bashku të ndajmë këtë lajm, ku kryesoret do jenë fushat", përfundoi Tapia.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?