Ardit Bido prezanton librin e tij, dyshime për të dhënat e censit! Studiuesi: Vetëdeklarimi i rremë deformon etninë 

10 Tetor 2023, 22:55| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 23:02

  • Share

Studiuesi Ardit Bido ka hedhur dyshime mbi saktësinë e Censusit të popullsisë të nisur një muaj më parë, duke pohuar se mund të ketë deklarime të rreme etnike që deformojë të dhënat.

Gjatë promovimit të librit “Fluiditeti etnik, statistikat demografike dhe implikimet politike në Himarë dhe Konispol” Bido paralajmëron për një plan grek për greqizimin e bashkive Himarë dhe Konispol, përmes vetëdeklarimit të rremë të mbi 20% të banorëve si grekë.

Ai debatoi me studiues të ndryshëm të pranishëm në promovim, duke theksuar se edhe në 2011 ka pasur shtrembërim të censusit.

“Pra përmes vetëdeklarimit të rremë do të prodhoheshin implikime politike të cilat do të ishin afatgjata. Pastaj se cili është kujdesi që duhet të tregojnë institucionet shtetërore , kjo e çon debatin një hap më tutje. Unë në libër jam kufizuar vetëm në pjesën shkencore.”- tha Bido.

Por studiues dhe historianë, shohin se ka patur mungesë bashkëpunimi me trupën akademike lidhur me censusin e popullsisë.

“Kur ka nisur diskutimi i censusit ka një mungesë ë bashkëpunimit trupën akademike shkencore shqiptare të fushave të ndryshme, jo vetëm statistikat. Problemi i identitetit nacional të individit dhe gjithë popullit nuk ka një formulë apo përcaktim brenda një kronize të saktë që të jetë e gjithëpranuar . Shpresoj dalja e librit të Bidos do t’i jap mundësi hapjes së një debati të mirëfilltë shkencor.’- tha Bido.

Studiuesit thonë se pas rritjes kaq të madhe të minoriteteve qëndrojnë çështje ekonomike dhe politike. Rezerva kanë dhe për pyetjet e censusit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?