Ardian Isufi “provokon”
me kundragaz

6 Dhjetor 2013, 07:28| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- “Artistët e rinj do t’i flasin me gjuhën e artit brishtësisë sonë: asaj biologjike, psikologjike dhe shpirtërore. Do t’u flasin anktheve, ndjesive, emocioneve, erosit, dashurisë mirëkuptimit midis njerëzve..!”.

Me këto fjalë e shpreh artisti Andi Tepelena mesazhin që po përcjellin këto ditë disa artistë shqiptarë dhe italianë në Tiranë. Artistët kanë nisur të ekspozojnë dhe performojnë në rrugë, në mjedise të improvizura dhe në Muzeun Historik Kombëtar një manifestim artistik që mban titullin “Kufij të brishtë”. Ky manifestim e ka çelur serinë e aktiviteteve të programuara nga Art Kontakt në datën 4 dhjetor në Tiranë në shenjë nderimi të protestave që u zhvilluan kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Në fillim të nëntorit të këtij viti mijëra protestues dolën në rrugët e Tiranës dhe të rretheve të ndryshme të vendit kundër sjelljes së armëve kimike siriane për t’u shkatërruar në Shqipëri, dhe duke u bashkuar në këto protesta përfaqësues të shoqërisë civile, studentët dhe ambjentalistët, sjellja e tyre u refuzua edhe nga qeveria. 

Aktiviteti që ka si simbolikë këtë protestë do të vijoj deri në datën 7 dhjetor. Në “Bllok” është ekspozuar një kalë beteje prej rezini, i përdorur në protestën qytetare kundër armëve kimike. Artistët që përcjellin mesazhin e kësaj proteste janë një grupim i artit bashkëkohor që është organizuar 10-vjet përpara në Venecia si iniciativë e lirë për një komunikim kulturor midis brigjeve të Adriatikut. Disa nga instalacionet, videot e fotografitë që kanë marrë pjesë në edicionet e festivaleve të Art-Kontaktit, në hapësira historike e monumentale ekspozohen në këtë ndërtim të pastabilizuar prej vitesh në mes të bllokut që ia gjejnë gjuhën fotot e Dritan Hyskës. Videoja “Këtu ka antraks” e Ergin Zaloshnjës e realizuar gjashtë muaj pas goditjes së kullave binjake në ambientet e Akademisë së Firences, ekspozohet për herë të parë. Ajo gjen kuptim në ankthin që përjetoi së fundi shoqëria shqiptare.

Një simbol i “Kufijve të brishtë” është instalacioni “Kundragaz” i Ardian Isufit. Prej koleksionit personal Isufi ka nxjerrë instalacionin që bazohet në kopertinën e librit të famshëm të Kadaresë “Dimri i madh”. Video-instalacionet e Gedmond Lushkajt apo Venera Kastratit, edhe pse nuk jetojnë në Shqipëri mbajnë parasysh informacionin që prodhon realiteti këtu. Studentët e Akademisë së Arteve janë pjesë e aktiviteteve dhe mbrëmë kanë performuar në Muzeun Historik Kombëtar. Për disa javë ata kanë punuar me artistët Verena Stenke dhe Andrea Pagnes. Rezultati i punës bashkë me një libër “Rënia e Faustit” prezantohet në Muzeun Historik Kombëtar në data 6 dhe 7 dhjetor.
 
(Ne foto:Kali me kundërgaz i ekspozuar në festivalin e Art Kontak)

Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?