Kombëtarja

Ardian Ismajli nuk ia del, mbrojtësi titullar mungon kundër Çekisë

8 Tetor 2023, 18:56| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 18:57

  • Share

Kombëtarja e futbollit ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke (Euro 2024 më 12 tetor) dhe Bullgarisë (17 tetor miqësore), me lojtarët e parë që kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë mbaruar impenjimet me klubet e tyre këtë fundjavë.

Gjatë së dielës janë bashkuar me grupin futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli, ndërkohë që gjatë mbrëmjes dhe gjatë të hënës do të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të ftuar për sfidat e tetorit.

Mbrojtësi Ardian Ismajli është paraqitur në grumbullim dhe i është nënshtruar kontrollin nga stafi mjekësor kuqezi. Futbollisti ka pasur një tërheqje muskulore në kofshë në ndeshjen e fundit me Empolin dhe pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë. Kësisoj, Ismajli është kthyer në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual për t’u rikthyer gradualisht në fushë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?