Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese! Ish-Kreu i KED kandidon për vakancën e gjyqtarit Altin Binaj

9 Shkurt 2022, 08:22| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 12:00

  • Share

Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. ReportTv mëson ekskluzivisht se Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altin Binaj. Kandidimi është dorëzuar ne parlament. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur nga Kuvendi është data 14 shkurt.

Dvorani pak kohë më parë mori edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë.

Dvorani  ka qenë më herë anëtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë. Dvorani u vë në qendër të debatit politik në vendin me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Dvorani u kallëzua nga Meta për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungës provash. Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjykata: 09/02/2022 14:35

    Nje diamant ne gjykaten kushtetuese. Po do ta firmosi ai qe i thote politikes "jam agush meta une o superbudallenj" o zot ku katandiset robi, kur nuk di ku te fsheh gjene e vjedhur, qe mos t'ja sekuestrojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?