Foto nga takimi

Kronikë

Ardi Veliu takim me delegacionin e EUROPOL: Diskutime për pjesëmarrjen e Policia së Shtetit në operacionet kundër krimit të organizuar të nivelit të lartë

28 Korrik 2021, 13:02| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 13:03

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi sot një takim me delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga Andzejus Roginskis dhe  Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke u shtrirë në pjesëmarrje të Policisë së Shtetit në veprime operacionale në raste të krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Sipas Veliut, Policia e Shtetit është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri e përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Komento

Komente

  • Jani: 28/07/2021 13:09

    Sa mire qe i zbatojne keto rregullat ndaj COVID-19! Me maska ne ambiente publike dhe distance 2m!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?