Ardhja e 'Alpitour' në Shqipëri
Rama: Lajm i shumëpritu

7 Prill 2017, 10:15| Përditesimi:

  • Share
Ardhja e një prej kompanive më të rëndësishme të turizmit 'Alpitour' ka tërhequr vëmendjen e kreut të qeverisë Rama i cili i ka dedikuar "Rubrikën e mëngjesit".
 
Sipas tij, ky lajm i shumë pritur për të gjithë shqiptarët, është një tregues se ulja e taksës ka ndikuar në rritjen e turistëve në Shqipëri.
 
"Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të shumëpritur për Shqipërinë që duam. Me uljen e taksës së turizmit nga 20% në 6%, një zotim i mbajtur falë reformave për të bërë shtet, të tjera lajme të mira do të vijnë për turizmin, punësimin, mirëqenien", shkruan Rama.
 
Një interes të veçantë, kjo kompani prestigjose tusristike, i ka kushtuar Bunk'Art1 dhe historinë që mbart me vete. Ajo ishte ndalesa e parë për turistët e huaj. Kuratori Carlo Bollino i ka njohur ato me të gjitha materialet që ndodhen brenda saj, ku secila prej tyre është një dëshmi e ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptarë.


rama
(Postimi i Ramës)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?