Arbitrimi i njëanshëm, boksieri Beqiri lë ndeshjen në gjysmë! Zv/trajneri për 'Report TV': Padrejtësi! U penalizuam ekstremisht

30 Qershor 2022, 14:03| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 17:04

  • Share

Shpresat e mëdha të Shqipërisë për fituar medalje në boks në Lojërat Mesdhetare janë venitur. Në çerekfinalen e kategorisë 69 kilogramë medalisti botëror Alban Beqiri është tërhequr, duke i shkuar fitorja algjerianit Ait-Bekka.

Trajneri i kombëtares Zef Gjoni dhe zëvendës trajneri Renato Kurti vendosën të mos e zhvillonin raundin e tretë për shkak se pretenduan për njëanshmëri të arbitrave, të cilët sipas tyre favorizuan boksierin vendas të Algjerisë ku edhe po mbahen Lojërat Mesdhetare.

Për Report TV, në lidhje me arbitrimin, zv/trajneri Rento Kurti u shpreh: “Fatkeqësisht albitrimi për ne ishte në përmasa ekstreme. Jo vetëm Albani, por humbëm të paktën 2 medalje për shkak të padrejtësive. Sot kryegjyqtari i aktivitetit na thirri në mbledhje dhe haptazi na kërkoi falje për padrejtësitë e bëra!”

Jo vetëm Shqipëria, por edhe shtete të tjera në Lojërat Mesdhetare janë ankuar për arbitrimin si pasojë e mungesës së arbitrave europian. Madje Turqia ka kërcënuar me largim nga aktiviteti.

Përsa i përket sportistëve të tjerë që përfaqësojnë Shqipërinë as Metvei Petrov në kalin me doreza nuk është futur dot në zonën e medaljeve, pasi e mbylli garimin në vendin e 6. Gjithashtu nga Lojërat Mesdhetare në Oran është eliminuar edhe tenistrja Grejsi Bajri.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ari: 01/07/2022 14:27

    ehh lojra koti.mjafton pjesmarja po he

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?