Arbitri maltez e katranos pa VAR! Spanja shënon gol të parregullt, Shqipërisë i mungojnë penalltitë

28 Mars 2022, 12:24| Përditesimi: 28 Mars 2022, 12:26

  • Share

Paraqitja pozitive e kombëtares kundër Spanjës pavarësisht se humbëm 2-1 mund të ishte më e vlefshme nëse miqësorja do ishtë zhvilluar me sistemin VAR. Në këtë 90 minutësh përveç lojtarëve të jashtëzakonshëm Spanja pati plus edhe arbitrin nga Malta, i cili nuk ishte në lartësinë e sfidës.

Janë 3 momentet më të diskutuara të sfidës ku duket se nuk ka pasur vendime të duhura.

12’ Në minutën në fjalë Ivan Balliu tregon klasin në krahun e djathtë falë teknikës duke shmangur një futbollist dhe duke futur topin në zonë për Cikalleshin, i cili merr një të shtyrë nga Eric Garsia. Në këtë moment futbollisti spanjoll nuk ka asnjë kontakt me topin dhe për shumë arbitra konsiderohet penallti.

78′ Goditje këndi për Shqipërinë, Bare harkon në zonë dhe Kumbulla kërcen me kokë, teksa topi që po shkonte drejt portës, devijohet me dorë nga Rodri. Arbitri vazhdon lojën, por kemi të bëjmë sërish me një rast për penallti të padhënë në favor të kuqezinjve.

90′ Pedri shërben te Zhordi Alba e më pas ky i fundit në zonë te Dani Olmo, që godet dhe shënon për Spanjën. Goli duhej anuluar nga anësori Spiteri, pasi në momentin e nisjes së aksionit, pikërisht pasimit të Pedrit te Zhordi Alba, ky i fundit ishte në pozicion jashtë loje.

Për ironi të fatit Shqipëria ka edhe një marrëveshje bashkpunimi me arbitrat maltez, të cilët ndoshta do marrin edhe një vërejtje të vogël nga kolegët shqiptar për këtë ndeshje ku mund të shkruanim historinë. Në tetë përballje me Spanjën Shqipëria nuk ka fituar kurrë ose barazuar, por vetëm humbur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?