Të mërkurën në 18:00 në Baku të Azerbajxhanit luhet ndeshja e kthimit mes Qarabag dhe Lincoln Red Imps, për turin e I kualifikues në Champions League. UEFA ka vendosur që këtë duel ta gjykojnë arbitrat nga Shqipëria, me kryesor Eldorjan Hamitin.
Ndihmësa të tij do jenë Çokaj dhe Koçiaj, ndërsa i katërt Kreshnik Cjapi. Në VAR do jetë Kreshnik Bajramaj, me ndihmës Olsid Ferataj. Dueli i parë përfundoi 2-1 për Qarabag, me azerët që përmbysën ndeshjen.
Pjesë e Qarabag është Redon Xhixha, me sulmuesin që do ketë arbitra të njohur në duelin e kthimit. Kujtojmë se në ndeshjen e parë kundër Lincoln, Xhixha shënoi golin e parë duke i hapur rrugë suksesit të të tijve.