Arbereshet/Vepra e
fundit e Carlo Levit

21 Prill 2013, 05:10| Përditesimi:

  • Share
Dhurata e fundit me vlerë e Carlo Levi-t për Basilicata që ndodhet në San Costantino Albanese është një dëshirë vullnetare e një mbrëmje që daton shumë vite më pare. Në fillim të dhjetorit 1974, Carlo Levi ishte kthyer në Basilicata, në vendin që ai kaq shumë e deshi që kishte qëndruar në zemrën e tij gjatë viteve të tij në mërgim dhe në të cilën, në Aliano, ai zgjodhi për të jetuar përgjithmonë.

Një dhuratë e fundit për Basilicata, për San Constantino dhe për popullin me origjinë shqiptare që jeton në Luginën e Sarmento-s. Pak ditë pas asaj vizite, më 4 janar 1975, Levi ndërroi jetë në një klinikë në Romë. Për këtë arsye, vepra e intelektualit nga Torino është padyshim dëshmia e fundit absolute.

Dhurata është një afresk, e vizatuar me një mangall qymyr dhe shkumës dhe është e vendosur në murin e një dhome në “Pro Loco” – “Shoqata që promovojnë zhvillimin territorial” të San Constantino Albanese. Qendra arbëreshe në jug të Basilicata ishte shumë e adhuruar nga Levi.

Ndoshta, nga parandjenja se ai nuk do të kthehej në vendin që ai e donte aq shumë, të paktën sa të ishte gjallë, ishte shoqëruar nga miku i tij Francesco Esposito, botues, i përmendur në letrat e Levit, si vëllai nga San Costantino por emigruar në Torino. Ata ishin kthyer në Basilicata për të marrë pjesë në aktivitetin "Java Sovjetike", për të shkëmbyer kulturat mes dy vendeve.

Ishte 9 dhjetor dhe në atë mbrëmje, në sallën e “Pro Loco”, Esposito i kërkoi Levit për të lënë një shenjë të tij si një kujtim, një dhuratë të çmuar. Siç ishte e zakonshme, Levi nuk u tërhiqte. Shkrimtari, artisti, intelektual idhe mjeku mori një copë qymyr dhe vizatoi në mur tre të rinj të veshur me kostume shqiptare të cilët ishin të pranishëm në dhomën ku ndodhej Levi i cili i pikturoj sikur të ishin gjallë.

Tani kjo dhuratë është fokusi i një projekti për të përmirësuar figurën e Carlo Levit, iniciativë ndërmarrë nga familja që mirpriti Levin në San Constantino dhe pranë fshatit Senise. Prania e Carlo Levit ka qëndruar përgjithmonë në atë fshat të vogël të Lucania shqipfolëse.

NJË LIBËR DEDIKUAR LEVI-T DHE RRUGA E TIJ NË BASILICATA

Zbulimi i veprës së fundit të Carlo Levit në San Costantino Albanese do të jetë burim dhe frymëzim për një libër që Giusy Chiaradia, kryetarja e organizatës “ Qielli është gjithmonë blu” do të shkruaj për të bashkuar San Constantino dhe Aliano, e cila që nga data 26 janarit 1975 preh eshtrat e Levi-t.

Ideja e botimit të këtij libri shpjegon Chiaradia në bashkëpunim me Basilicata Futura, lindi nga ideja që vizita e Levit në San Costantino mund të hyjë në një rrugë të epokës sociale dhe politike që ka lejuar peisazhin e tij natyral në Basilicata.

Bëhet fjalë për një projekt që do të rekuperoj identitetin, që përmes historisë dhe artit për të përmendur një Basilicata që ka ndryshuar, e cila është e ndryshme, në mënyrë që ti ofroj historisë , por edhe trashëgimisë artistike dhe kulturore një dimension turistik, duke e bërë të qartë për institucionet që vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet plagët e shpopullimit.

Mariapaola Vergallito


PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE


Edhe Carlo Levi Sh’kostandin

I ljurtëmi rriall cë Carlo Levi i bëri Bazilikatës, gjëndet Sh’kostandin e është një operë, frut spondan i një mbrëmje e shëndreut në 1974 kur Carlo Levi u pruar në Bazilikatë, çë ai amarnej shumë, çë i kish qëndruar te zëmëra kur mbet i larguar ka Turini i tij e më se gjithë Aliani, ku zgjodh të zëj rrëçet për sembri. Një rriall i ljurtëm për Bazilikatën, për Sh’kostandinin, e për ghithë aljbëreshët e Valsarmendit.

Pak ditë pas vizëtës, në katër Janarit 1975, Levi vdiq tek një klinik e Rromës, ndaj kjo operë eshte më vërtetë e ljurtëmja testimonianxë e intelektualit i Turinit. Rrialli është një murales i bër me fingjilj çë mirr te zjarmi e me xhesetet i një mjeshtër skollje e gjëndet tek një stanxë çë ahiena ospitarnej Proloconë e Sh’Kostandinit.

Ky Katund aljbëresh në fund të Bazilikatës klje i ljurtëmi panoram e vizitat çë bëri: e kish si presentimend se nëk prirej më i gjall, i kumanjartur ka miku tij çë ish si një vëlla, Çiçi Esposito, editor e litograf, il “fratello lucano”, ashtu si e definirnej tek litrat çë i shkruanej një shkosnjot emigrartur Turin.

U kishin pjerrur tek Bazilikata për të mirrin bashkë pjesë tek ”la settimana sovietica” një spexhje vëllerëzimi i dy katundevet, në 9 shëndreut e aso mbrëmje Çiçi i ljipi të ljëshonej, si rriall, një kuljtim. Ai, sadomos artist e jatrua i konfinartur Alian, nëk u sutrair: e muar fingjillin te zjarmi e bëri tri figura te muri me ata të rinj çë ishin atje të veshur aljbërisht e çë e kishin maraviljartur.

Ky rriall merr pjesë tek proxheti për të vljerësuar figurën e Levit: këtë proxhet e dish fëmilja Failjaxhit çë e ospitarti Sh’Kostandin e Sinez, një katund atje afër.
Atë mbrëma, komitiva, me qirinj të çeljur e karramunxa, xhiroi ghithë rugat e katundit aljbëresh të vogëlj lukan .

Përktheu në arbërisht: Pietro Abitante

NJË LIBËR DEDIKARTUR LEVIT NË BAZILIKATË

Skuperta e ljurtëmës operë e Carlo Levit do të jetë ispiracjunë e parë për një libër çë Giusy Chiaradia, presidente e asoçaciunës “Il cielo è sempre più blu” do të shkruanj për të bashkuar Sh’Kostandinin me Alianin, ku janë të mbuljuar eshtrat çë 26 janarit 1975.

“Ideja e publikacjonës- spjegar Giusy Chiaradia- me kolaboracjonën e “Basilicata Futura” delj ka ideja se vizita e Levit Sh’Kostandin hin tek një perkors nd’atë mot në Bazilikatë.

Fljitet për një proxhet çë rekuperarën jo vetëm identitatën e “levizmit” po, me storjen e artën e tij, edhe rrolin e Bzilikatës çë ndron për të ofrir një petk artistik e kulturale në një dimensjon turistitike, tue buthtuar institucjunavet se vetëm kështu mënd kundrastohet dëmi i spopolamendit.

Përktheu në arbërisht: Pietro Abitante

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?