Arbër Abilaliaj foli pas barazimit Partizani 1-1 Teuta, për sfidën e prapambetur të javës së parë në Superligë. Nga "Niko Dovana" trajneri i Partizanit e kishte me lojtarët e tij, duke thënë se kanë bërë gabime të pafalshme.
"Kam përshtypjen që po të shikojmë pjesën e parë, kemi gabime të pafalshme nga lojtarët tanë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Tiranën. Topat ose i ka dhuruar Saliou, ose i ka dhuruar Murataj. Më vjen keq, sepse nuk mund të luajmë dhe të kujtojmë vetëm pjesën e dytë. Disa lojtarë po vijnë në formën e duhur, sepse deri tani kemi sajuar. E pafalshme të pësosh atë lloj goli. Nëse kishim gjetur një stabilitet të fortë mbrapa, atë tani e kemi humbur. Kjo sjell pështjellim më pas në gjithë ekipin. Më vjen keq që reagojmë vetëm 45 minutat e dyta. Në pjesën e parë lojtarë me shumë eksperiencë në kampionatin tonë futen në situata pasigurie që nuk i shkojnë", tha Abilaliaj për MCN.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Partizani dhe Teuta 1-1 në 'Niko Dovana', durrsakët shtatë ndeshje pa fitore! 'Demat' katër barazime radhazi në Superligë
S.DH/ReportTv.al