Arben Meçe zbulon skenarin: Rithemelimi një strukturë ushtarake, tani Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik! Ja plani që ka

12 Dhjetor 2023, 18:22| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 20:21

  • Share

 

Një strukturë ushtarake e ka konsideruar ish-deputeti Arben Meçe Rithemelimin e PD të Sali Berishës.

“Tenton të prodhojë mit kur ka 30 vite në politikë. Skema politike që ndërroi për dy vite dëshmoi por Berisha s’ka hequr dorë. Pse? Fjalimi i djeshëm që mbajti tregon se do vazhdojë luftën. Tani bën viktimë si njeri i burgosur politik. Berisha nuk është tërhequr. Drejtimin ia la të bijës. PD e Berishës nuk është PD mbi atë analizë që bëjmë ne. Është strukturë ushtarake. Kur bëri ndryshimin e madh në kongres ishin të gjitha kasketat e vjetra. Pas kongresit u zhdukën”.

Skenari i Berishës dhe i Rithemelimit pas kërkesës së SPAK për t’i ashpërsuar masën e sigurisë sipas Meçes është që ish-kryeministri të viktimizohet si i burgosur politik.

“Udhëheqësi i Rithemelimit sipas tyre është i burgosur politik. Rithemelimi do ketë një kaos për të mbrojtur sistemin demokratik. Këtë lojë po bën Berisha dhe do ta kurorëzojë me sukses. Ju e dhatë aktivitetin te pallati i kongreseve. Një përqendrim i regjisë te udhëheqësi. S’kam nevojë të them tani se çfarë bën Basha. Gjithë tezat e Bashës përfshihen në 5 pika. Njëri është vetingu. Këtë po e bën SPAK. Tjetra është presidenti nga populli. Kush e njeh sistemin e di mirë që nuk bëhet. Këtu problemi nuk është sistemi por janë partitë totalitariste. Janë parti që udhëhiqen nga individë. A e bën Basha revolucionin. Ne jemi të bindur se e bëjnë individët revolucionin”.


Lajmi kryesor:

A do e votojë PD heqjen e imunitetit të Berishës? Kulluri: Mbështesim vendimet e SPAK! Meçe: Ish kryeministri po përgatit terrenin që t'i kalojë partinë Argitës


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?