Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj, mos u dorëzo!

13 Korrik 2023, 18:07| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 18:09

  • Share

Nuk e di ku je, por kudo të jesh, mos u dorëzo!

E di pse?

Do mundohem ti shpjegoj më poshtë disa arsye.

Ka muaj që thashethemet e të gjitha megjliseve të kafeneve, studiove televizive me të njëjtët aktorë, zyrave të shtetit, parlamentit, mjediseve të opozitave, flitet që ti do të arrestohesh për aferën e inceneratorëve.

Mos u dorëzo!

Sepse në akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

Mos u dorëzo!

Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

Hiç mos u dorëzo!

Sepse përderisa si kudo në administratë, po sidomos në drejtësi, sekretin e hetimin e merr vesh më përpara Lala se policia, hiç mos u dorëzo!

Mos u dorëzo!

Sepse këndej po bën shumë vapë…

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mos u dorëzo: 13/07/2023 23:52

    Hajdut

    Përgjigju
  • xxx: 13/07/2023 19:18

    Edhe mos u dorezo lale se misteri i se vertetes te ben me interesant , intrigon te madhe e te vogel qe ne kete vape perveluese , po pervelohet per te verteten.Mos u dorezo deri sa te dorezohen vete nga "brerja e ndegjegjes" shoket e tu , mos u dorezo derisa te harxhosh neper bote ato qe vodhe e rumbullose per te miren e ketij vendi mos u dorezo .se ç'fare do beje SPAK me ty , apo ti ngelesh ne dore si dopio gjashte, sepse eshte e ditur boterisht qe ata vetem aferat me hisdpori roze zberthejne , te tjerave u vijne rroull .Prandaj per te na ruaktuar namuzin edhe faqen mos u dorezo .

    Përgjigju
  • xxx: 13/07/2023 18:45

    Z.Martin ! Ju i beni thirrje Arbenit qe te mos dorezohet dhe ke paraqitur arsyet.Kuvendit te Shqiperise i jane paraqitur nga SPAK akuza te renda,per te cilat duhet te jap spjegime.Cilin duhet te degjoje Arbeni ? Po te jete burre ai te paraqitet e te jap spjegime para organeve kopetente. Jam i sigurte se po te jete i paster vjen e jep spjegim dhe vazhdon jeten i lire.Por edhe po qe fajtor duhet te paraqitet dhe i ndergjegjeshem te marrre pergjegjesite e te kryeje denimin sipas ligjit.Porosi te tilla jepi,jo te fshihet si frikacak .Martin,kete rast ja ke fut kot.

    Përgjigju
  • Shqiptari!: 13/07/2023 18:25

    Po si more ca mbrrokulla?! 430 miljon euro.

    Përgjigju
    • Shqiptari1: 13/07/2023 18:48

      Tamam, 430 M euro mroklla, po ky ka mar kockën qe ta mbroj normal i duken mroklla

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?