Edi Rama

Rama: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës 2034

6 Tetor 2023, 22:16| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 22:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën “X’, njoftoi se vendi Shqipëria mbështet ofertën e Kupës së Botës “Saudi 2034”.

Ndër të tjera ai ka shkruar se Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por këdo që do të ketë fatin të marrë pjesë në atë festë.

“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Kupës së Botës #Saudi2034 . Jam i bindur se KSA do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që do të ketë fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të #Vision2030 nën udhëheqjen e madhe të kurorës së saj. Princi, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan Rama

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?