Arabia Saudite është e gatshme të rrisë prodhimin e saj të naftës që në korrik dhe gusht, nëse prodhimi i naftës së papërpunuar ruse do të pësoj rënie, kjo për shkak të sanksioneve perëndimore.
Lajmin e bëri të ditur “Financial Times” duke cituar pesë burime të mirë-informuara.
Kjo është një pikë kthese në politikën e naftës të Arabisë Saudite, e cila deri më tani ka refuzuar kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për të rritur prodhimin e naftës.
“Arabia Saudite u ka thënë aleatëve të saj perëndimorë se është gati të rrisë prodhimin e naftës nëse prodhimi rus bie ndjeshëm nën peshën e sanksioneve”, shkruan Financial Times .
Lajmi kryesor:
Inteligjenca amerikane: Putini u trajtua për kancer në prill! Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, përjashtoi patriarkun Kirill
S.C/ReportTv.al