Politikë

'Aq i bukur sa më vjen keq që s'lind dot vetë', Rama në Maternitetin e Ri të Lezhës, habitet nga mjeku që s’do rritje rroge: Po ti pse je vesh si shofer taksie?

15 Prill 2021, 22:41| Përditesimi: 15 Prill 2021, 22:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar pasditen e së enjtes maternitetin e ri të Lezhës pas një takimi që pati në këtë qytet me mbështetës të PS dhe ekipin e tij atje.

Ministrja Manastirliu e cila tha se në këtë maternitet janë vendosur pajisjet më të fundit dhe më cilësore. Nuk munguan dhe batutat e Ramës me mjekët, teksa u habit nga një prej tyre i cili për rritje të pagës me 40% u shpreh: "S’ka gjë për rritje rroge, është herët akoma…".

Ndërsa inspektonte punën e bërë në maternitet, Rama tha me shaka që dhomat kanë dal që bukur, sa i vjen keq që si burrë që është nuk mund të sjellë në jetë fëmijë.

“Aq e bukur sa thua si ka mundësi që nuk mund të lind. Nuk na e dha Perëndia në atë privilegj. Është mbresëlënëse, ta gëzoni!”, tha Rama.

Pjesë nga biseda:  

Rama: U kry, ishe pak mosbesues, por…

Mjeku: Ju lumshin duart dhe mendja, faleminderit, ju jemi mirënjohës.

Mjekja: Mbas 30 vitesh.

Mjeku: S’latë gjo pa bo, ju lumtë

Rama: Ka akoma për të bërë, do ju rrisim rrogat prapë 40% të tjera.

Mjeku: S’po flasim për rroga se…është herët…

Rama: Nuk e do ti rritjen e rrogës? Shyqyr që doli njëri tha nuk duam.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?