APR, aktivitet te Parku i Liqenit
në ditën ndërkombëtare të librit

23 Prill 2016, 21:22| Përditesimi:

  • Share
Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Librit, në Parkun e Liqenit është zhvilluar një aktivitet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me temën “Takim me librin”.
 
Frekuentuesit e Parkut të Liqenit kanë pasur mundësi të ndjekin nga afër ekspozimin i një sërë botimesh nga më të rejat dhe deri më të shiturat që janë vendosur në dispozicionin e tyre nga shtëpitë botuese si: “Toena”, “Saras”, “Dudaj”, “Ideart”, “Ombra”, “Albas”, “Pegi”, “Argenta LMG”, “Bota shqiptare” si dhe Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, për një takim ndryshe me librin.
 
Gjatë paradites është zhvilluar një takim me shkrimtarin Zija Çela i cili i ka prezantuar nxënësve të shkollës së mesme “Ismail Qemali” botimin e tij më të fundit me tregime, të cilat kanë protagonist pikërisht këtë grupmoshë.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është zgjedhur në vitin 1995 nga Asambleja e përgjithshme e UNESCO-s me qëllim të kontribuojë në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?