Apolonia drejt UNESCO! ‘Shën Mëria’, e vetmja kishë Bizantino-Romake, historianët: Të mbrohet, është unikale (VIDEO)

28 Tetor 2022, 17:05| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 20:34

  • Share

Kisha e Shën Mërisë, që ndodhet në oborrin e Manastirit të Apolonisë, është e vetmja në Shqipëri ky janë shkrirë arti bizantin me atë romak.

“Arkeologët kanë zbuluar mozaikë paleokristianë të shekullit IV. Kisha ka dhe një kapele me mbishkrime bizantine, që mendohet se i përkisnin njërit prej joanëve. Është kishë e rrallë ku janë shkrirë dy stile arkitektonike,  ortodokso-bizantin i Lindjes dhe romano-katolik i Perëndimit”, u shpreh për Report, Ilirjan Gjika pergjegjes i muzeut historik Fier.

Portiku i kishës së Shën Mërisë me kolonadën e bukur prej tetë shtyllash është i ngjashëm me atë të abacisë së Santa Marias në Puglia.

“Është kishë bizantine, por ka dhe infulencë nga Italia e Jugut, nga Puglia kjo e bën unikale sepse nuk kemi shpesh kisha të tilla, që janë tipike për zonë e Italisë”, tha Admir Xhelaj, përgjegjes i muzeut arkeologjik “Apolonia”.

Historianët Xhelaj dhe Gjika thanë për Report Tv se manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, duhet të mbrohen nga UNESCO. Dosja është dorëzuar prej disa vitesh por ka mbetur në pritje!  

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 28/10/2022 22:47

    Ne protesta nuk shkojne femije si ka mundesi qe jane vrare ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?