Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Viti akademik nis më 2 tetor, Ministrja e Arsimit: Maturantët s'do kenë më 3 raunde regjistrimi, por 2 raunde

30 Qershor 2023, 14:31| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 16:36

  • Share

Ministria e Arsimit ka miratuar sot procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ministrja e Asrimit Evis Kushi ka renditur disa nga ndryshimet që ky udhëzim sjell, ndërsa thotë se do të lehtësojë regjistrimin e studenteve në universitete.

Këhstu në udhëzimin e ri të ministrisë theksohet se do të ulet numri i raundeve të regjistrimit në universitet nga 3 në dy raunde. Pas raundit të dytë thuhet në udhëzim, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Po ashtu theksohet se kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t'u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.

‘Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies.

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.

Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t'u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.

Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme që lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL.

Këto ndryshime adresojnë njëherësh edhe sugjerime të bëra nga Konferenca e Rektorëve.’- njofton ministrja.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?