Milorad Dodik

Dodik s’ndryshon qëndrim: Bosnja do vazhdojë të mos njohë Kosovën! Jo vetëm pasaportat por as letërnjofimet s’do i marrim parasysh për atë vend

30 Prill 2023, 18:21| Përditesimi: 30 Prill 2023, 18:26

  • Share

Abstenimi në Këshillin e Sigurimit për Kosovën nga ana e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë pasur asnjë ndryshim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Milorad Dodik madje është shprehur se Bosnje-Hercegovina, për sa i përket edhe entitetit serb në të, nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. Madje, deklarimet ai ka çuar edhe më tej.

“Pse duhet që Serbia t’ia respektojë integritetin territorial Bosnje-Hercegovinës nëse Bosnje-Hercegovina nuk ia respekton integritetin territorial Serbisë?”.

Kjo deklaratë vjen fill pas presioneve nga ana e Serbisë me ministrin e Jashtëm serb, Ivicia Daçiç

pas abstenimit të votës së Bosnje-Hercegovinës ndaj aplikimit në Këshill të Evropës, i cili i bëri thirrje edhe që BeH të deklarohet rreth asaj se a e njohin ose jo Kosovën.

“Nuk besoj se kërkesa e Daçiqit mund të ndërrojë gjë, por do të ishte interesante të vendoset në agjendën e Presidencës (tripalëshe të BeH-së)”, ka thënë Dodik, siç e citoi Pink Tv. “Mendoj se Kryesuesja (e Presidencës tripalëshe), Zheljka Cvijanoviq, duhet ta vendos në agjendë. Duke e ditur situatën e tashme, mendoj se Myslimanët nën presionin e Bashkimit Evropian dhe Amerikës po sillen në atë mënyrë. Sa për ne, Kosovën nuk e njohim”.

Dodik shprehet me siguri të plot se as marrëveshja e miratuar në kuadër të Procesit të Berlinit për heqjen e regjimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës “nuk do të kalojë”. Jo vetëm pasaportat, por as letërnjoftimet e kosovarëve nuk do të njihen në Bosnje-Hercegovinë, vazhdoi ai.

Komiteti ministror i Këshillit të Europës ka marrë vendimin për t’jua paraqitur asamblesë parlamentare të këtij institucioni kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Për këtë vendim votuan pro 33 përfaqësues të shteteve, shtatë ishin kundër (Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qipro, Spanja dhe Hungaria), ndërsa pesë abstenuan (Greqia, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe BeH).

Delegacioni serb u largua nga salla menjëherë pas votimit, me deklaratën se “Serbia do të shqyrtojë modelet e pjesëmarrjes së mëtejshme në organizim”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?