Emanuel Macron dhe Albin Kurti

Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, Franca: E mbështesim, por kushti i vetëm është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

17 Dhjetor 2022, 20:01| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 20:05

  • Share

Franca ka reaguar pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme e Francës bën me dije se shteti i dytë më i rëndësishëm brenda BE=së, mbështet prespektivën europiane të Kosovës por duke nënvizuar se kusht për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe arritja e një dialogur që ndihmon në qëndrueshmërinë e Rajonit.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në i bëjmë thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë. Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”-thuhet në deklaratë.

Në 14 dhjetor pavarësisht tensioneve në veri të Kosovës, ku në katër komuna me shumicë serbe, janë ngritur barrikada dhe janë sulmuar autoritetet shtetërore, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani udhëtuan në Pragë ku dorëzuan zyrtarisht aplikimin e Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/12/2022 02:52

    Si ka fytyre Franca dhe guxon te kerkoje normalizim te marredhenieve me Serbine dhe dialog per stabilizimin e rajonit?! A nuk ishte po kjo France,nje nga 5 Fuqite e Medha qe firmosi dhenien e tokave shqiptare fqinjeve tane me ane te traktateve te ndryshme? Te vetmen gje qe duhet te beje Franca dhe shoqet e saj,eshte t'a pranojne Kosoven pa kushte,vetem keshtu shlyen mekatet qe Fuqite e Medha kane bere ne Ballkan,duke ndikuar indirekt ne destabilizimin e Ballkanit.Kosovaret bejne mire t'jua kujtojne te kaluaren, se Macron e ka //harruar// historine.

    Përgjigju
  • Evropiani: 17/12/2022 23:50

    Serbia as qe deshiron te behet anetare e BE ndersa Kosova e deshiron. Prandaj eshte Serbia qe nuk deshiron te normalizoje marredheniet me Kosoves dhe jo anasjelltas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?