Mira Murati

Aplikacioni ChatGPT do të lançohet për përdoruesit e iPhone javën e ardhshme

24 Korrik 2023, 09:26| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 09:28

  • Share

Një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e android vjen nga ChatGPT, krijuesja e këtij aplikacioni ka njoftuar së fundmi, se aplikacioni i chatbotit me IA ChatGPT për përdoruesit e Android do të lançohet javën e ardhshme.

Të gjithë tashmë po flasin për ChatGPT, të zhvilluar nga OpenAI, që ka ndihmuar për ta bërë Inteligjencën Artificiale më të aksesueshme për një audiencë më të gjerë dhe ka hapur mundësi të reja për përdorimin në komunikim.

Krijuesja e këtij programi që po mahnit botën dhe e ka futur në një debat të madh është një shqiptare, Mira Murati, një emër që po fiton njohje në botën e inteligjencës artificiale (AI). E lindur dhe e rritur në Shqipëri, ajo është një grua që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë.

Së fundmi ajo ka njoftuar se aplikacioni i chatbotit me IA ChatGPT për përdoruesit e Android do të lansohet javën e ardhshme.

ChatGPT, ishte lançuar në muajin nëntor në versionin web dhe fitoi popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që tani e përdorin në përditshmëri. Aplikacioni për përdoruesit e iOS ishte lansuar muaj më parë, por jo edhe për përdoruesit e Android.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?