Aplikacioni 'Aktivist'/ Rithemelimi akuzon Ramën për shantazh të administratës publike: I detyron ta përdorin! SPAK të nisë hetimet

31 Janar 2023, 13:24| Përditesimi: 31 Janar 2023, 13:51

  • Share

Rithemelimi në PD thotë se ka marrë denoncime nga punonjës të administratës, që sipas tyre janë urdhëruar nga eprorët të përdorin me detyrim aplikacionin ‘Aktivisti’ të hapur për anëtarët e PS-së dhe të shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale postimet e kryeministrit e ministrave.

Në një deklaratë për mediat Bislim Ahmetaj, tha se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj personave që kanë krijuar këtë aplikacion me anë të të cilit sipas tij, drejtuesit e lartë shtetërorë po shantazhojnë punonjësit e administratës.

“Punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktivisti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit. 

Përveç pëlqimeve, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht  cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës…

I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”… me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës”- u shpreh Bislim Ahmetaj, sekretar për të Drejtat e Njeriut.

Aplikacioni ‘Aktivisti’ është krijuar kryesisht për anëtarët e Partisë Socialiste dhe do të shfaqë të gjithë aktivitetet e kryeministrit, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Deputeti socialist, Etjen Xhafaj tha se do të kishte një tur në të gjithë vendin për të shpjeguar sesi funksionon aplikacioni.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ariani: 31/01/2023 14:05

    une arian zaka ne durres e kam per nder ta perdor aplikacionin aktivisti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?