Apelon për mbajtjen e maskës mbrojtëse, por ministri nuk di ta vendosë atë vetë! Video kthehet në humor në internet

4 Maj 2020, 09:22| Përditesimi: 4 Maj 2020, 09:24

  • Share

Në një kohë që informojnë dhe apelojnë për vendosjen e maskës mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ka dhe raste komike apo situata të pakëndshme që shoqërohet me 'mosdijen e vendosjes së maskës mbrojtëse".

Një rast i tillë i ka ndodhur dhe zëvendëskryeministrit belg dhe njëherësh ministrit të Drejtësisë, Koen Geens, i cili pasi foli për masat e marra ndaj koronavirusit, ka hasur vështirësi në vendosjen e maskës.

Koen Geens e vendosi maskën në kokë dhe më pas në sy, ndërsa s'po mundej ta vendoste dot e hoqi fare pa e vendosur atë për të mbuluar gojën dhe hundën.

Video ka shkaktuar humor dhe ka bërë xhiron në internet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?