Apeli që DUHET dëgjuar i mjekëve: Nuk jemi me pushime, edhe ne kemi familje! Qëndroni në shtëpi, sepse ne nuk mundemi!

20 Mars 2020, 11:40| Përditesimi: 20 Mars 2020, 11:45

  • Share

TIRANË - Një video mjaft prekëse dhe domethënëse është ajo që ka publikuar ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, që ka në themel ata që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, bluzat e bardha.

"Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit", shkruan Soreca.

Ndërkohë këto janë mesazhet që vetë mjekët shpërndarjen për qytetarët. Një apel i fortë që duhet dëgjuar nga ata që në këto momente kanë në dorë shëndetin e gjithë shoqërisë, në një betejë aspak të lehtë me një virus krejtësisht të panjohur më parë.

"Edhe ne kemi familje por nuk mund të rrimë në shtëpi

Nuk jemi me pushime

Ju i përgjegjshëm, qëndro në shtëpi sepse unë nuk mundem

Laj duart

Jemi të ekspozuar ndaj gjithçkaje për ju

Na ndihmoni! Kujdesu për mua, unë do të kujdesem për ty".

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?