Ish-kryetari i bashkisë Fran Frrokaj

Apeli në Shkodër kthen për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të bashkisë Lezhë, Fran Frrokajt

17 Mars 2021, 15:44| Përditesimi: 17 Mars 2021, 16:02

  • Share

Gjykata e Apelit Shkodër në Shkodër, ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen e tjeteresimit të pronave ne Lezhe ku u dënuan me burg 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Vendimi për kthimin e çështjes për rigjykim, është marrë këtë të mërkure dhe pritet që në ditët në vijim, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Vojsava Osmanaj të japi argumentat ligjore të zbardhura, për kthimin në shkallë të parë të kësaj dosje.

Në dukje gjykata e Apelit ka argumentuar në sallën e gjyqit se gjykimi në shkallën e parë nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje proceduriale si mosveçimi i çështjes kur është bere me arsyetimin e bashkëpunimit dhe ne fund ka vendos se s'ka bashkepunim. Po ashtu nuk është pranuar kërkesa për kryerjen e aktit te ekspertimit.

Gjykata e shkallës së Parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit. Gjithashtu për shpërdorim detyre u dënua ish-nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi me 1 vit burg, ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka me 4 vite burg dhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala me 3 vite burg. Në total gjyqtari Ilir Perdeda dha 37.6 vite burg për 17 persona, nga 43.6 vite që kishte kërkuar prokurori Erjon Shehaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?