Jose Mourinho, trajneri i Romës

Apeli i jep të drejtë Mourinhos, portugezi në stol kundër Juventusit

5 Mars 2023, 10:17| Përditesimi: 5 Mars 2023, 10:18

  • Share

Roma dështoi të merrte pikë në javën e fundit të luajtur për Serie A, teksa humbi 2-1 me Cremonesen duke lënë pikë të rëndësishme në garën për zonën Champions. Veç humbjes, Roma mbeti edhe pa trajnerin Mourinho, me portugezin që doli me karton të kuq pas një përballje të ashpër me arbitrin e ndeshjes.

Disiplina e dënoi Mourinhon me dy ndeshje pezullim, teksa Roma apeloi vendimin. Apeli i ka dhënë të drejtë trajnerit, duke e rikthyer në pankinë për shkak të kohës së paktë mes ndeshjeve.

Dënimi i "Special One" është anulluar përkohësisht, teksa pritet të jetë në stol sot në përballjen mes Romës dhe Juventusit në 20:45. Pritet që Mourinho të shlyejë dënimin në ndeshjen e javës së 26-të kundër Sassuolos, pasi dënimi do jetë me një takim pezullim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?