Seanca e mbajtur në Hagë

Apeli i Hagës, ul dënimin për Gucatin dhe Haradinajn! Dënohen me 3 vite dhe 4 muaj burg

2 Shkurt 2023, 18:45| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 18:47

  • Share

Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur që të ulë dënimin e ish luftërarëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt me 3 muaj. Ata do të qëndrojnë në burg 4 vite dhe 3 muaj dhe jo 4 vite e 6 muaj siç ishin dënuar më parë. Atyre do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Kryetarja e trupit gjykues të apelit, Michele Picard ka deklaruar se pothuajse në të gjitha arsyetimet e shkallës së parë të gjykatës ka pasur argumente që kanë rrëzuar ankesat e avokatëve të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Megjithatë, disa nga ankesat e avokatëve kanë dalë të bazuara, sidomos ajo në bashkimin e veprave penale për të cilat akuzoheshin Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Paneli nuk gjeti asnjë dënim as lidhur me kohëzgjatjen e dënimit. Përveç uljes së dënimit për 3 muaj.

“Dënimi për Gucatin e Haradinajn të ulet për secilin të ulet nga 3 muaj.Trupi gjykues nuk gaboi lidhur me peshën e veprave penale të përshkruara në aktakuzë. Vlerësoi me kujdes provat dhe të gjithë akterët lidhur me kryerjen e veprave penale. Paneli konstaton se z.Gucati nuk ka arritur të provojë gabim në përcaktimin e dënimit. Paneli gjykon sikurse që u diskutua, përputhshmëria në dënim është e rëndësishme, por duhet mundësuar ushtrimi i kompetencës së trupit gjykues. Paneli është i vetëdijshëm për ndryshimin e dënimeve nga Tribunali i Hagës, Paneli nuk mund të shpërfill faktet konkrete të kësaj çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Që në fillim të fjalimit të saj, Picard deklaroi se dëshmitarët dhe kërcënimi i tyre, është shqetësimi kryesor që ka bërë krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Para themelimit të Dhomave të Specializuara, pengesat e hasura nga gjykatat dhe tribunalet e tjera, përbënin shqetësim të vazhdueshëm ku përfshihej ngurrimi ose frika e dëshmitarëve dhe mungesën e besimit te masat mbrojtëse. Pikërisht në këtë kontekst u krijuan Dhomat e Specializuara. Lloji i krimeve që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës Speciale, bëjnë me rëndësi të madhe dëshmitë gojore. Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi dhe dëmtimi është në themel të drejtësisë penale, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara. Kjo çështje ka të bëjë me administrimin e drejtësisë, integritetin e procesit dhe dëshmitarëve”, tha Picard.

Me 9 vjet burgim ishin dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga Dhomat e Specializuara të Hagës muaj më parë. Vendimi ishte shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i cili ka thënë me veprimet e tyre duke publikuar dosjet në shtatorin e vitit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë rrezikuar sigurinë e dëshmitarëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?