Apeli i GJKKO rrëzon Ahmetajn, mbetet sekuestro e vilave të ish-gruas dhe bashkëjetueses së ish zv. Kryeministrit në Hamallaj dhe në Palasë

26 Prill 2023, 12:53| Përditesimi: 26 Prill 2023, 14:14

  • Share

Vilat në pronësi të bashkëjtueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe ajo e ish-bashkëshortes së tij në Palasë do të mbeten të sekuestruara.Vendimi është marrë Apeli i GJKKO që ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Vendimi është marrë nga gjyqtari Dhimitër Lara. Ankuesit argumentonin se në kontrollin dhe sekuestron e vilës në Hamallaj është shkelur ligji ndërkohë që vila në Palasë nuk ishte fare në pronësi të ish gruas së Ahmetajt, Albina Mançka por të shoqes së saj me emrin Elda Dinaj.

Ankimimi në Apelin e Posaçëm erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje për kontrollin në vilë, pasi aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Pas këtij kontrolli SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. U vendos sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha, ku Ahmetaj thotë se jeton. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok. 

Lajm në përditësim...

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vin: 26/04/2023 13:00

    He xhepist i vogel te erdhi dita te japesh llogari edhe per doganat edhe per tatimet. Te erdhi dita te tregosh se perse mbeshtet çorapen Gazhel dhe perse lobove fuqishem te xhepisti gjate te hiqje nga ouna njerez te devotshem e te mbaje xhepista si puna juaj.

    Përgjigju
    • Or tej: 26/04/2023 13:45

      I sekuestruan vetem 2 prona or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?