Kronikë

Apeli i GJKKO nuk pranon provat e reja për Llallën, vendimi final më 22 shtator

9 Shtator 2021, 13:55| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 14:09

  • Share

Apeli i GJKKO nuk ka pranuar provat e reja për Adriatik Llallën. Avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj paraqiti provat e reja, por gjykata nuk pranoi as marrjen si provë raportin mjekoligjor të Llallës i cili ndodhet në spital me një sëmundje të rëndë dhe as provën e shërbimeve spitalore në SHBA për kurimin e djalit të tij, që janë paguar nga një shtetas amerikan. Pas dëgjimit të palëve, trupi gjykues është tërhequr dhe ka vendosur që vendimin final do e japë më 22 shtator në orën 14:00


Lajmi kryesor:

Seanca në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën, ish kryeprokurori ndodhet në spital! Avokati: Vuan nga një sëmundje e rëndë! Gjykata nuk pranon më prova, vendimi final më 22 shtator


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?