Emiljano Shullazi dhe grupi i tij

Apeli i GJKKO i e dënoi me 14 vite pas hekurave, 41 vite burg për 4 anëtarët e grupit e tij, por Emiljano Shullazi nuk ndalet! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Mars 2022, 13:04| Përditesimi: 24 Mars 2022, 13:06

  • Share

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij dhjetorin e vitit të kaluar.

Por sot është mësuar se Emiljano Shullazi ka bërë rekurs të vendimit të apelit të GJKKO. Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë kanë depozituar rekursin ku kërkojnë të prishet  vendimit i apelit që i shpalli ata fajtor duke i dënuar me 55 vite burg si grup kriminal.

Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Emiljano Shullazit vijon të jetë në hetim nga SPAK  për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë. Aktualisht Shullazi dhe Endrit Qyqja janë të izoluar në regjimin '41 bis'.

Seanca e parë është zhvilluar pas tensione dhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Avokatët dhe të pandehurit refuzon të merrnin pjesë në këtë proces që nga seanca e 24 nëntorit 2021, me pretendimin e shkeljes së të drejtave. Pavarësisht bojkotit, kryetarja e trupit gjykues Miliana Muça, urdhëroi vijimin e gjykimin ndaj të pandehurve pa prezencën e avokatëve mbrojtës. Gjyqtarja Muça argumentoi se ky vendim bazohet në një vendim të Gjykatës së Strasburgut, e cila argumenton se "kur personit të arrestuar i jepen të gjitha mundësitë për t’u mbrojtur dhe ai refuzon të mbrohet, atëherë gjykimi ndaj tij mund të vijojë edhe pa avokatët mbrojtës".

Seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe BE në Tiranë.

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në Tiranë dhe në Durrës. Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 24/03/2022 19:24

    KY ESHTE ai qe i vuri bomben vajdin lames,,,,po te ishte koha e enverit ,,keta vareshin per dy jave....

    Përgjigju
    • Shoku: 25/04/2022 15:14

      O Miro ku paske qen ti më që e dike kaq të sigurt?? Rri aty shoku se je tu dhon gojës më shumë se çduhet. BOMBËN kti që thu ti e din mir shpia vet kush ja ka vu e për ça arsye ja kan vu. leni njerzit në hallet e veta.Milit ti rrush carin ti se tvje ta fut biberonin te goja.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?