‘Apeli’ i dha vulën, Alibeaj ‘jo luftë’ për selinë e PD! Report Tv brenda zyrave të reja të marra me qira në ish- Bllok

7 Mars 2023, 18:16| Përditesimi: 7 Mars 2023, 18:37

  • Share

TIRANË- Pas zaptimit me forcë të selisë blu nga grupi i Rithemelimit i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, edhe sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e kësaj godinë grupit të Enkelejd Alibeaj, ambientet nuk janë liruar.

Pas marrjes së vulës, Enkelejd Alibeaj nuk do të bëjë luftë për selinë e Partisë Demokratike. Aktivitetin  e saj politik PD-ja zyrtare do ta ushtrojë në zyra të reja.

Report Tv ka shkuar brenda këtyre ambienteve që gjenden në zonën ish-bllokut shumë pranë kryesisë së Kuvendit dhe përballë Gjykatës Kushtetuese, ambient ku më parë ushtronte aktivitetin një bankë e nivelit të dytë. Tani më rreth 170 metër katrorë do të shërbejë për zyrat e drejtuesve të PD-së zyrtare dhe mbledhjet që ata do të zhvillojnë.

Selia blu vijon të jetë e zaptuar nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij që prej 25 marsit 2022, pikërisht pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i dha atij të drejtën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Grupimi i Alibeajt la selinë në mënyrë paqësore dhe prej aso kohe mbledhjet zhvilloheshin në kryesinë kuvendit ose në ambiente private në Tiranë sikurse ndodhi të hënë në mbledhjen maratonë 7-orëshe të tij.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 08/03/2023 05:05

    Na nxoret mallin e 55ses se F. Balliut!!!

    Përgjigju
    • Turi: 08/03/2023 10:29

      Te nxorren mallin e Fahriut ty? Pa merak, lexo RD se aty ke me shume material nga fuksat e lepirsat e Salehut. Aty ke dhe Klevis ballgjonin e Fahri fuksit

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?