Apartamenti më i shtrenjtë në Londër
del në shitje, kushton 150 milion euro

19 Korrik 2016, 22:10| Përditesimi:

  • Share
Në rrugën Buckingham Palace, ku kanë jetuar Winston Churchill Ian Fleming dhe John Prescott, ndodhet edhe apartamenti, i cili kushton më shumë në Londër.
 
Apartamenti Admiralty Arch kushton vetëm 150 milion euro.
 
Kjo shifër të bën të besosh, se ky është apartamenti më i kushtueshëm në kryeqytetin britanik. I dyti në listën e më të shtrenjtëve ishte apartamenti në One Hyde Parkii, cili u shit në vitin 2014 për 140 milionë euro. 

Agjentët e shitjeve thonë se apartamenti me 12 dhoma gjumi thonë se kjo shifër është shumë e lartë. Apartamenti është i përbërë nga tavane të lartë 6 metra të lartë, oxhaqe origjinal, një parkim me shërbëtor dhe madje do të anëtarësoheni në një klub me anëtarë privat.

Ky apartament ka dale në shitje nga Rafael Serrano, familja e të cilit e bleu atë 250 vite më parë dhe e ktheu në një hotel luksoz.

"Shifra për blerjen e këtij apartamenti është shumë e rrallë për zhvillimet që po ndodhin në tregjet tona, më e çuditshme kjo shifër bëhet edhe pasi Britania pritet të dali nga Bashkimi Europian”, tha Tim Macpherson agjent i pasurive të patundshme Carter Jona.

E veçanta e këtij apartamenti është se ka tavane tre here më të lartë, se ajo e apartamente luksoz në Londër. Ndërkohë që Z. Serrano ka punësuar një ekip për të rinovuar Admiralty Arch.

2
4
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?