Anwar Hadid i vendosur për t’u rikthyer me Dua Lipën! Si e shohin këtë vendosmëri motrat e tij supermodele?

16 Janar 2022, 03:41| Përditesimi: 16 Janar 2022, 03:45

  • Share

Lidhja dyvjeçarje e këngëtares së njohur, Dua Lipa dhe modelit Anwar Hadid ishte mjaft e përfolur, aq shumë sa çifti gjendej pa ekzagjërim çdo javë në kopertinën e gazetave të huaja rozë.

Sidoqoftë, një muaj më parë Dua u shkëput nga marrëdhënia me Anwar, shkaqe të cilat artistja nuk është zgjatur t’i shpjegojë. Por në këndvështrimin e modelit 22- vjeçar ka ende ‘dritë në fund të tunelit’, ai shpreson se do të rikthehen së bashku. Lajmin entuziast e dhanë burimet e HollywoodLife ku nënvizuan faktin se mes tyre, pavarësisht ndarjes ende ekzistonte një marrëdhënie pa hatërmbetje dhe se nuk kishin tensione me njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk ka një reagim fort të ngjashëm nga këngëtarja, motrat e Anwar supermodelet e njohura, Gigi dhe Bella Hadid ndajnë të njëjtin qëndrim si vëllai i tyre. Ato e shohin marrëdhënien e Duas dhe Anwar si shumë të mirë. Supermodelet gëzojnë një respekt të madh për artisten pasi kanë edhe një miqësi prej vitesh dhe shpresojnë njëlloj si vëllai i tyre që lidhja e dyshes të funksionojë.

 Ky gjithsesi mbetet një lajm që shumë fansa të Duas nuk do e donin pasi sipas tyre, çifti nuk kishte shumë përputhshmëri së bashku, madje shpesh herë Dua është kritikuar për shijet e saj tek djemtë. A mos ndoshta Dua është ndikuar nga fansat e saj?

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?