Bota

Anulohet sërish nisja e raketës Artemis 1 për në Hënë, shkak problemet teknike

3 Shtator 2022, 17:29| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 19:20

  • Share

 

Nisja e raketës së Agjencisë Amerikane të Hapësirës në Hënë u anulua sërish, pasi u gjet një rrjedhje në rezervuarin e saj të hidrogjenit. Kjo është tentativa e dytë e dështuar e NASA-s, pasi bëri një tentativën të hënën ku u pengua nga disa probleme teknike dhe të motit.

Raketa djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar presionin e nevojshëm për nisje. Por, kur kontrollorët dërguan komandën për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit, ra alarmi që tregoi se kishte rrjedhje.

Dërgimi i raketës është planifikuar të ndodhë në orën 14:17 me kohën lokale. NASA shkruan se prova e tretë për nisje do të jetë të hënën, ose të martën.


Lajmi kryesor:

Dështon sërish nisja e raketës 'Artemis 1' për në Hënë, NASA: Kishte rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit


D.GJ//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?