Parada e Krenarisë e mbajtur në Beograd më 18 shtator, 2021

Anulohet parada e LGBTIQ në Serbi, BE shpreh keqardhje: Shpresojmë që EuroPride të mbahet në ambient paqësor dhe të sigurt

29 Gusht 2022, 08:13| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 08:15

  • Share

Bashkimi Evropian shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.

“EuroPride për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTIQ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero.

BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga autoritetet në Serbi, lidhur me vendimin e tyre që të anulojnë mbajtjen e EuroPride, që ishte paraparë të zhvillohej në shtator.

“Ne do ta përcjellim këtë situatë nga afër. Ne shpresojmë se do të gjendet një mënyrë që Europride të mbahet në ambient paqësor dhe të sigurt”, shtoi Pisonero.

Më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se EuroPride – që përfshin Paradën e Krenarisë – i paraparë për në shtator, është anuluar ose shtyrë. Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim, por shtoi se shteti është në shtet nga të gjitha palët. EuroPride është një ngjarje ndërkombëtare dedikuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ, që mbahet çdo vit në qytete të ndryshme. Këtë vit ishte paraparë të mbahej në Serbi në muajin shtator./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babale: 29/08/2022 08:38

    Shume mire kane ber ne beograd qe nuk e lejuan paraden me te cuditshme ne bote. Nese ke nje stil jetese ndryshe nga stili per te cilin zoti na ka bere, mbaje ate private ne shtepine tende. Pse duhet te besh porn qe te nxjer zorret ne mes te rruges? Keta LBQt tani perfitoj e privilegje qe normalet as qe i enderrojne. Po sikur te dalim ne normalet per parade krenarie? Te dalim perdite ne cdo kryeqytet. Na eshte kthyer tani qe kur te shkojme ne intervista pune te themi qe pika ime e dobet eshte qe sjam lgbtq. Shifrat e referendumit ne Hungari treguan qarte perqindjen e ketyre devijimeve, 5% ishin. Ndaj te ai flamuri ylber, keta duhet te ishin vetem dy vija te holla qe mezi shifen, jo shirita te barabarte me te tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?