Charles Michel

Anulohet fjala e kreut të Këshillit të BE-së e planifikuar për t’u mbajtur në Kinë! Diplomatët evropianë: Kinezët donin ta censuronin

8 Nëntor 2022, 14:26| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 14:27

  • Share

Një fjalim i kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel, i planifikuar të transmetohej në hapjen e një panairi të madh tregtar kinez, u anulua papritur për shkak të debateve mbi censurën, thanë diplomatët për mediat e huaja.

Fjalimi i regjistruar paraprakisht ishte menduar të shfaqej në hapjen e së premtes të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) në Shangai, por zëdhënësi i Michel dhe tre diplomatë me bazë në Pekin konfirmuan se ajo nuk u transmetua.

"Kinezët donin të censuronin pjesë të fjalimit të Charles Michel. Brukseli preferoi ta anulonte fjalimin krejtësisht," tha një diplomat evropian për AFP, duke kërkuar anonimitetin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Një tjetër diplomat evropian tha se autoritetet kineze donin të censuronin të gjitha pjesët e fjalimit të Michel për krizën në Ukrainë, një çështje e ndjeshme për Pekinin. Kina kërkon të pozicionohet si neutrale në krizë, por i ka ofruar mbështetje diplomatike aleatit të saj strategjik Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian mohoi të ketë njohuri për këtë çështje gjatë një konference rutinë për media të martën. Marrëdhëniet Kinë-BE janë përkeqësuar me shpejtësi që kur të dyja palët tregtuan sanksione vitin e kaluar mbi abuzimet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Kina në rajonin e saj Xinjiang.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?