Foto ilustruese

Anulohen mbi 400 fluturime në Spanjë, shkak greva

4 Janar, 18:15| Përditesimi: 4 Janar, 18:20

  • Share

Kompania ajrore Iberia ka anuluar mbi 400 fluturime në Spanjë, për shkak të një grevës. Greva, që do të mbahet nga dy sindikatat kryesore të vendit, UGT dhe CCOO, do të nisë të premten dhe do të përfundojë më 8 janar.

Greva çoi në anulimin e “më shumë se 400 fluturimeve “, tha Iberia në një deklaratë të lëshuar pas një takimi me sindikatat të mërkurën mbrëma që nuk arriti një marrëveshje.

Anulimet e fluturimeve, që përfshijnë Iberia, degën me kosto të ulët të Iberia Express dhe degën rajonale të Air Nostrum, do të prekin “më shumë se 45,000 pasagjerë”, tha linja ajrore.

Sipas Iberia, e cila është pjesë e grupit IAG, si dhe British Airways, kjo grevë katërditore do të ketë ndikim edhe në pothuajse 90 kompani të cilave u ofron shërbime aeroporti.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?