Anulohen 164 fluturime në Londër, shkak mungesa e kontrollorëve

26 Shtator 2023, 11:38| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 11:40

  • Share

Aeroporti Gatwick i Londrës njoftoi se ishte detyruar të anulonte 164 fluturime deri të dielën për shkak të mungesës të kontrollorëve, kryesisht për shkak të COVID-19.

Aeroporti njoftoi se do të kufizojë përkohësisht fluturimet (në aeroport bëhen 800 fluturime në ditë) që nga e marta (26 shtator) deri të dielën (1 tetor) për shkak të mungesës së punëtorëve në kullën e tij të kontrollit të trafikut ajror, raporton Daily Mail.

30 % e auditorëve janë aktualisht të padisponueshëm për arsye të ndryshme mjekësore, përfshirë COVID-19″, thuhet në njoftim.

Vështirësitë me të cilat përballet autoriteti britanik i kontrollit të trafikut ajror vijnë pas ndërprerjes gjigante në fund të gushtit që rezultoi në anulimin e pothuajse 2000 fluturimeve gjatë dy ditëve dhe shumë vonesa.

Autoriteti britanik i aviacionit civil CAA kishte njoftuar një hetim të pavarur për “çështjet më të gjera që lidhen me dështimin e sistemit dhe mënyrën se si NATS reagoi ndaj incidentit”

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?