Gil Manzano dhe protesta e Real Madrid

'Anulimi' i golit për Real Madridin, Komiteti i Arbitrave në Spanjë dënon Gil Manzanon

5 Mars, 22:34
  • Share

SPANJË - Komiteti Teknik i Gjyqtarëve e ka paralajmëruar Gil Manzanon për gabimin e tij të shtunën e kaluar në 'Mestalla' (Valencia 2-2 Real Madrid) dhe e ka pezulluar atë, për të paktën dy javë.

Arbitri kishte lajmëruar lojtarët se do e mbyllte ndeshjen pas krosimit të fundit nga Real Madrid, teksa e bëri një gjë të tillë dhe në vijimin e lojës dy sekonda pas fërshëllimës së tij Real Madrid shënoi golin e tretë, që në fund nuk kishte vlerë.

Në një reagim në "X", Komiteti i Arbitrave në Spanjë njoftoi se arbitri Gil Manzano është pezulluar për të paktën 2 javë deri në vendimin përfundimtar.

Pas ndeshjes lojtarët e Real Madrid krijuan një rrëmujë të madhe me protesta, teksa Bellingham u ndëshkua me karton të kuq.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?