Formula 1

Anulimi i garës së Formula 1, Ferrari dhuron 1 milionë euro! Vëmendja në pistën e Monaco-s

18 Maj 2023, 16:14| Përditesimi: 18 Maj 2023, 16:15

  • Share

Formula 1 nuk do e zhvillojë garën e kësaj fundjave për Çmimin e Madh të Italisë. Përmbytjet në rajonin e Emilia-Romangna kanë bërë që edhe pista e Imolas të jetë nën ujë, me autoritetet që kanë lëshuar sinjalin e alarmit pas 9 jetëve të humbura dhe mijëra qytetarëve të evakuuar.

Ferrari ka dhuruar një milionë euro për Agjencinë për Sigurinë Territoriale dhe Mbrojtjen Civile të Rajonit Emilia-Romagna, duke iu bashkuar mbledhjes së fondeve rajonale. Fondet do të përdoren, me koordinimin e autoriteteve vendore, në favor të popullsisë vendase të prekur së fundmi nga përmbytjet, me vëmendje të veçantë për projektet e rimëkëmbjes mjedisore dhe menaxhimin e kanaleve kulluese.

Me konfirmimin e anulimit të garës në Itali, tanimë vëmendja e skuderive dhe pilotëve është në Monaco, aty ku në Monte Carlo do zhvillohet Çmimi i Madh në 28 maj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?