Antonio Conte

Antonio Conte mbetet në Itali, Tottenham: Shëndeti ka rëndësi, skuadra i kalon Stellinit

16 Shkurt 2023, 12:34| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 12:35

  • Share

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte do jetë larg skuadrës së tij për shkaqe shëndetësore. Sipas një komunikimi nga Spurs, tekniku do qëndrojë në shtëpinë e tij në Itali për t’u përmirësuar pas operacionit nga tëmthi. Disa javë më parë tekniku pati dhimbje të forta barku dhe mjekët e klubit nga Londra e këshilluan të operohej.

Gjithçka ka kaluar me sukses, teksa trajneri do qëndrojë pranë familjes dhe drejtimin e ekipit të parë për disa ditë do e marrë Cristian Stellini, ndihmësi i tij. Pas humbjes së Tottenham kundër Milanit në Champions, Conte do vijojë të jetë pranë familjes pas operacionit.

“Pas një kontrolli rutinë pas operacionit në Itali, Antonio Conte do të qëndrojë pranë familjes në shtëpinë e tij në Itali për t'u rikuperuar nga operacioni i tij i fundit. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe të gjithë në klub i urojnë atij shëndet të plotë”, shkruan Tottenham.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?