Foto ilustruese

Anti-shpifja sjell në Tiranë Komisionin e Venecias, opinion për ndryshimet në ligjin për Median Audiovizuale

6 Shkurt 2020, 21:31| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 21:44

  • Share

TIRANË- Debati në lidhje me paketën Anti-shpifje të hartuar nga qeveria, e cila është në pritje për miratim në kuvend, me shumë gjasë do të marrë fund në datat 9 deri në 12 shkurt.

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë në Tiranë për t'u takuar me grupet e interesit, për të mbledhur fakte dhe mendime në lidhje me një prej çështjeve më të diskutuara në vend gjatë muajve të fundit. Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasyh opinioni e Komisionit të Venecias.

Theksojmë, që 'Venecia' vjen në Tiranë për ndryshimet në ligjin për Median Audiovizuale, pasi për Komunikimet Elektronike u botua në fletoren zyrtare dy ditë më parë. Delegacioni do të ketë takime në Tiranën zyrtare gjatë tre ditëve të qëndrimit. I pari do të jetë më 10 shkurt, në orën 10:05 me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Paka Anti-shpifje është kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve në vend, të cilët kanë dalë edhe në një protestë duke e cilësuar si një censurë të lirisë së shprehjes, por mazhoranca nga ana e saj kërkon që të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësi të shpifë për këdo, pa patur asnjë fakt.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?