Antonio Conte në avion

Antonio Conte udhëton drejt Italisë, pritet shkarkimi i tij nga posti i trajnerit të Tottenham

21 Mars 2023, 07:53| Përditesimi: 21 Mars 2023, 08:04

  • Share

Antonio Conte është parë duke u kthyer në Itali me një fluturim Ryanair gjatë ditës së hënë duke i plotësuar spekulimet për të ardhmen.

Në mediat angleze është duke u raportuar se Tottenham Hotspur do ta shkarkojë strategun italian gjatë kësaj jave.

Kontrata e Contes me klubin londinez skadon në qershorin që vjen, megjithatë qëndrimi i tij në Londër duket se do të jetë më i shkurtër.

Gazetari i The Telegraph, Matt Law, ka raportuar se Spursat pritet të arrijnë marrëveshje që t’ia ndërpresin kontratën trajnerit gjatë kësaj jave.

Ai ka konfirmuar se 53-vjeçari është kthyer në Itali dhe tashmë Conte është xhiruar duke u kthyer në vendlindje me një fluturim të lirë Ryanair dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Antonio Conte taking a RyanAir flight to get away from Spurs ????pic.twitter.com/b6qdo7MYYz

— Gunners (@Gunnersc0m) March 20, 2023


 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?