Anti-KÇK, Sulaj: Bankat nuk janë në filtër të plotë, me qindra llogari mund të riciklohen nga krimi

13 Shkurt 2020, 17:08| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 17:41

  • Share

Nënkryetari i Partisë Republikane, Bledi Sulaj tha se akti normativ i qeverisë për luftën kundër krimit dhe sekuestrimin e pasurive të kriminelëve ka dy anë: show-n mediatik dhe arritjen e fryteve, por që kjo e para po mbizotëron gjatë aksionit. Përballë gazetarit Denis Minga në '45 minuta', Sulaj tha se sot sistemi bankar nuk është në filtër të plotë dhe se janë me qindra llogari bankare të personave që nuk jetojnë më që mund të përdoren për riciklim nga paratë e pista të krimit. Sulaj tha se tashmë krimi i legjitimon paratë përmes bankave në nivelit të dytë dhe këtu duhet të ndërhyjë policia e shtetit dhe të gjitha institucionet nëse kërkojnë që të godasin pasuritë e krimit.

'Jemi të gjithë dakord në luftën kundër krimit të organizuar. Por duhet të ndajmë dy gjëra, show mediatik dhe arritja e marrjes së fryteve. Ky është një show mediatik pasi një qeveri që ka sjellë kriminelët në pushtet nuk është i predispozuar për të luftuar krimin. Akti normativ erdhi si nevojë për të pasur nga kontroll nga ministria e Brendshme dhe policia e shtetit mbi jetën në Shqipëri. Por këto metoda që po ndiqen nuk janë efektive për të luftuar krimin e organizuar. Nuk ka në asnjë vend të botës që të mendohet se këta kriminale t'i kenë paratë në emër të tyre. Krimit i kapet pasuria për mes gjurmimit, përmes atyre që i rrethojnë. Sot kemi një sistem bankar që nuk është i futur në filtër total, janë me qindra llogari bankare , që tashmë kanë humbur jetën, që mund të përdoren për riciklimin e parave të pista të krimit. këtu duhet të ndërhyjë policia e shtetit. Këtu duhet të ndërhyjnë të gjithë institucionet shtetërore për të gjurmuar paratë. Paratë e krimit tashmë nuk janë më që grumbullohen në një vend, por kalojnë dhe legjitimohen përmes bankave të nivelit të dytë', u shpreh Sulaj.


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja', Sulaj në '45 minuta': Propozimet jo për të sjell PD në pushtet, por të garantojnë votën e lirë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?