ANTI-KÇK/ Soreca: Çelësi për t'u anëtarësuar në BE! Zbatimi do monitorohet nga ndërkombëtarët

10 Shkurt 2020, 13:07| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 14:44

  • Share

Çelësi për t'u anëtarësuar në BE. Kështu e ka cilësuar ambasadori i Bashkimit Europian, paketën ANTI-KÇK, duke vënë theksin se i gjithë procesi i zbatimit do të monitorohet nga ndërkombëtarët.

"Anti- KÇK, çelësi për të hyrë në BE. Është arritur progres. Reforma në Drejtësi, kur të bëhet plotësisht do të përbëjë armën më të fortë kundër krimit të organizuar, presim krijimin e SPAK që ta bëjë plotësisht këtë detyrë. Mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Mendoj se ky është drejtimi i ligjit KCK, tregon gadishmërinë politike për të adresuar problemin. I rëndësishëm zbatimi i ligjit. Të drejtat themelore të të akuzuarve të respektohen plotësisht dhe asetet të konfiskohen dhe sekuestrohen, por sipas ligjit. Do të monitorojmë zbatimin. Do të flas dhe me SPAK. Drejtimi i këtij operacioni, SPAK  duhet të konfirmojë të gjithë veprimet e marra nga policia dhe t'ia kalojë gjykatës për të marrë vendimin e fundit. Monitorojmë informacionin për të kuptuar nëse të drejtat e personave të përfshirë në këtë çështje, psh për të ankimuar. Ky është një element i qartë, presim që të ketë një shkëmbim të qartë të informacionit me partnerët ndërkombëtar. Duhet të vihet në përputhje me të gjitha ligjet e shtetit të së drejtës", tha Soreca.


Lajmi kryesor:

Metodologjia e re e zgjerimit/ Soreca: S'ka më hezitim apo paqartësi! Përmbush dëshirat e 'skeptikëve' Zbatimi i Anti-KÇK nën monitorimin e të huajve (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?