'Antibiotikët nuk janë karamele'! Bashkia fushatë në kopshte me studentët e farmacisë, Veliaj: Higjiena e domosdoshme 

7 Mars 2020, 09:55| Përditesimi: 7 Mars 2020, 10:01

  • Share

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me studentët e farmacisë kanë nisur një fushatë sensibilizuese nëpër gjithë kopshtet e kryeqytetit, për t'i mësuar fëmijëve rëndësinë e barnave dhe higjienës personale. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një status në Facebook, shkruan se kjo fushatë është e domosdoshme, pasi fëmijët duhet të mësojnë të ruhen nga bakteret dhe viruset e ditëve të sotme. 

"Me studentët e farmacisë të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për fushatën e tyre sensibilizuese në kopshtet e Tiranës me sloganin 'Antibiotikët nuk janë karamele'. Përmes kësaj fushate studentët u mësojnë fëmijëve rëndësinë e barnave dhe higjienës personale, e cila është e domosdoshme për të na mbrojtur nga bakteret dhe viruset e ditëve të sotme", shkruan kryebashkiaku Veliaj, i cili ka postuar edhe disa foto me studentët e farmacisë të cilët i janë bashkuar kësaj fushate.

Një fushatë kjo që përkon me përhapjen masive të koronavirusit, i cili edhe pse nuk e ka prekur Shqipërinë, vijojnë të merrren masat parandaluese.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?